Policia Kufitare e Qafë Botës ka publikuar detaje të reja për drogën e kapur sot në Qafë Botë.
Sipas komunikatrës, sot 20.01.2018, në dalje të RSh në PKK.Qafë Botë, në vijën e dytë shërbimet e Policisë Kufitare në bashkepunim me doganën kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjetin tip ”Ford” me targa AA 608 FD, me drejtues shtetasin L.Imera.
Si rezultat i kontrollit u konstatua se në serbatorin e mjetit kishte ndërhyrje ku në brendësi të tij u gjetën 9 pako më lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë 9.7 kg.
Nga ana e Strukturave Policore u bë shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë i shtetasit L.Imera, 29 vjeç, banues në Tepelenë, ku prej Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve u kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale për arrestimin e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Loading...