Loading...

Del emri i kandidatit të parë për presidencën e FSHF-së

Tashmë ëshë zyrtare. Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, do të rikandidojë përsëri për kreun e këtij institucioni. Ai pritet të hedhë edhe një herë kandidaturën për këtë post. Lajmi është zyrtarizuar para disa minutash edhe pse kishte ditë që përflitej një gjë e tillë.

Kështu, Armando Duka do të kërkojë një mandat të 5-të në krye të FSHF-së, duke bërë që të jetë presidenti më kohëzgjatjen më të madhe në këtë institucion. Ndërkohë, Duka pritet të ketë përballë Bashkim Finon. Edhe ky i fundit me shumë mundësi do të shpallë sot kandidaturën e tij për kreun e FSHF-së.

Duka dhe Fino do të jenë përballë nëjeri-tjetrit për të qenë në krye të institucionit më të lartë për futbollin në vendin tonë. Por, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë emër tjetër të dalë në skenë në ditët në vijim. Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së do të mbahen me 7 shkurt të këtij viti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com