Kryeministri poston shpeshherë foto me djalin, por kujdeset gjithmonë mos ta tregojë fytyrën e tij në fotografitë që publikon duke ruajtur privatësinë e të voglit, por nga ana tjetër duke ngjallur edhe më shumë kuriozitet si duket Zaho.
Ka qenë e pamundur edhe për mediat që të sigurojnë apo të shkrepin ndonjë foto nga distanca të Zahos ku i duket fytyra, megjithatë erdhi edhe kjo ditë.
Gjatë një feste, kryeministri ka qenë duke luajtur me të voglin në ambjentet e lokalit. Dikush që ndodhej aty i ka fotografuar dhe fotot janë bërë publike.
Në imazhet e publikuara nga “faktor.al”, shihet se Zaho është një fëmijë shumë energjik teksa luan me të atin.