Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka qenë njeriu i ndeshjes ndaj Beshiktashit në Kupën e Turqisë, duke shënuar të dy golat për skuadrën e tij të Osmanlispor në triumfin 2-1.
Deri në minutën e 83 ndeshja ishte e mbërthyer në barazim pa gola, ndërsa të parët që shënuan ishin miqtë dhe krijuan idenë e fitore.
Por skuadra e Osmanlispor nuk u dorëzua dhe mbi të gjitha shqiptari Cikalleshi, i cili realizoi dy herë në fundin e takimit duke përmbysur shifrat.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=egTTd6Ya40g]
https://youtu.be/egTTd6Ya40g