Pak minuta pas deklaratës së policisë se është kapur autori i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit, ka dalë në një deklaratë avokati i të dyshuarit Mario Meshini.
Avokati i Mario Meshinit, i arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit, ka deklaruar për News24:
Mario është marrë në pyetje si dëshmitar, jo si i dyshuar. Maroi i kishte bërë mesazh Devi Kasmit që të takoheshin për kafe, po nuk ka lidhje me vrasjen e tij sepse nuk i njeh autorët e vrasjes së Kasmit. Mario ishte në shtëpinë e Kasmit kur është vrarë dhe e ka parë të gjithë ngjarjen, më pas është larguar me motor i tronditur, pastaj kam folur në të dhe ka shkuar në polici si dëshmitar, jo si autor.
Policia e di emrin e vrasësit (i referohet emrit të Domart Konjarit) dhe nuk e di pse po heziton që ta arrestojë, ndërsa Mario Meshinin e mbajnë brenda pa të drejtë, sepse deri tani nuk kanë as edhe një provë që Mario e ka kryer krimin.
Kanë vetëm pamjet filmike, ku shihet që Mario ikën me motor, ndërsa vrasësi bashkë me një person tjetër kanë hipur në motor tjetër. Në gjykatë shkohet me prova dhe jo me thashetheme.
Mario e ka pranuar që viktimën Kasmi e ka pasur shok, kjo është lehtë e vërtetueshme.”
Me sa duket kjo vrasje është shumë më tepër se thjesht eleminimi i 42-vjeçarit Kasmi me 4 plumba. Çfarë fshihet pas saj?!