Loading...

Burri më çau kokën dhe theu krahun, tani do të marrë fëmijët, rrëfehet gruaja që tentoi ‘të shiste fëmijët’

Gjatë mesditës së sotme në rrjetet sociale është shpërndarë një postim nga një profil Facebook-u ku njoftohej nxjerrja në shitje e dy fëmijëve.

Bëhet fjalë për një zonjë me inicialet E.R, të cilën Albeu.com e kontaktoi duke marrë në konsideratë peshën e ngjarjes.

Ajo mohon të ketë lidhje me postimin në fjalë duke theksuar se dyshon se është një kurth nga ish-bashkëshorti, i cili e ka dhunuar në mënyrë sistematike deri sa janë ndarë.

Duke folur për Albeu.com, nëna me inicialet E.R tregon se më pas ka marrë miratimin e ish-bashkëshortit për të lëvizur me fëmijët për në Greqi në prani të noteres (shiko dokumentin).

Albeu.com disponon të gjitha dokumentet e procesit të ndarjes së çiftit të fjalë si edhe marrëveshjen për lejimin e E.R për të dalë nga Shqipëria me fëmijët.

E.R dëshmon gjithashtu se është rrahur në mënyrë sistematike nga ish-bashkëshorti E.D dhe për këtë ka në dispozicion edhe prova siç është Urdhri i Mbrojtjes nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë (shiko foton).

Në fotot e dërguara prej E.R shihet edhe dhuna çnjerëzore e ushtruar nga bashkëshorti ndaj saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com