Loading...

Burg nëse prekni ujin! Nis aksioni

Është lajmësuar se Qeveria do të nisë nga 1 shkurtit aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm.

Por si fillim, inspektorët do zbresin në në terren për të sensibilizuar qytetarët për vendosjen e sahateve dhe më pas do kontrollohet derë më derë nëse i kanë paguar faturat e prapambetura.

Pas 20 ditësh, grupet e punës do të ndërpresin lidhjet e jashtëligjshme që cenojnë furnizimin me ujë të pijshëm. Ligji parashikon burg për ata qytetarë, që ndërhyjnë në rrjetin e shpërndarjes së ujit, pasi grupet e kontrollit u kanë ndërprerë lidhjen.

Qeveria, në bashkëpunim me bashkitë për familjarët që kanë detyrime të mbartura të faturave të ujit, do të ofrojë skema lehtësuese për kryerjen e pagesave me këste.

Skema do të jetë e njëjtë si për detyrimet e faturave të dritave, ku qytetarët duhet të lidhin aktmarrëveshje me ujësjellës-kanalizimet për të paguar detyrimet e mbartura.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com