Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.
Një i moshuar ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë një 88-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen numër 14 në Korçë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.01.2018, në lagjen nr 14 në Korçë, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte shtetasi S.K, 88 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku më pas ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.