Bernard Berisha po kalon një sezon fantastik në Rusi te skuadra e Akhmat Grozny.
Në një intervistë për IndeksOnline, Berisha tregon momentet më interesante te Kosova dhe Akhmat Grozny.
Në një pyetje, se a flitet gjuha shqipe në dhomat e zhveshjes në Rusi, dhe se a ka futbollist që interesohen ta mësojnë gjuhën shqipe, ai u përgjigj:
“Gjuha Shqipe? Ka shumë futbollistë që janë të interesuar për ta mësuar gjuhën, ndër ta është Wilker Anhel. I cili dëshiron të mësoj fjalet “A je mirë” dhe të shaj në gjuhën shqipe. Madje shpesh i përdorim duke u stërvitur apo edhe gjatë lojës (ahahah)”.