Beri te qaje i madh edhe i vogel historia e tmerrshme e dy motrave në Gramsh, Aisha 27 vjec dhe Sidorela 23 vjec të cilat dergjen ne shtrat pasi kanë lindur të paralizuara për shkak të deformimit në shtyllën dhe palcën kurrizore.
Historia e tyre ka përlotur gazetaren e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” Ola Bruko në News24 si dhe publikun e pranishëm ne studio, sic e shihni ne fotot me poshte.
Dy vajzat shprehen se kanë ëndërr të ecin dhe sikur të mos mjaftonte fatkeqësia e tyre, edhe prindërit kanë probleme shëndetësore. Nëna e tyre ka probleme të mëdha me dëgjimin, ndërsa babai i tyre edhe ai i sëmurë nga mushkëritë, Hasani thotë i përlotur se mundohet t’u shërbejë me sa mundet vajzave të tyre. Ai thotë se është me qira, pasi nuk kanë shtëpi dhe kërkon ndihmë.
Hasani del çdo ditë nga shtëpia me shpresën për të siguruar sadopak para. E vetmja punë që mund të bëjë është të shesë në rrugë çingërrimat, që pothuaj s’i japin asgjë. Detyrohet shpeshherë të marrë para borxh, vetëm që t’jua plotësojë dëshirat vajzave të tij.
“Babi ka harruar veten e tij vetëm për t’u kujdesur për ne. Ndonjëherë i kemi shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe lot, nuk e di ku e gjen forcën ai babi që nuk ka thënë njëherë u lodha apo pse o Zot më ndodhi mua. Me forcën e Zotit ne do ecim përpara sido që të vijë jeta..”- thotë e përlotur një nga vajzat e shtrirë në krevat, raporton BalkanWeb.