Babëzia e ministrave shqiptarë duket se tashmë ka arritur kulmin e mizorisë.
Duke qenë të vetëdijshëm për pushtetin e tyre, dhe sigurisht duke e keqpërdorur këtë pushtet, gjatë pushimeve në lokalet e zonave turistike, sidomos të Korçës, janë pikërisht këta të fundit që kanë shkelur ligjin kundër gjuetisë, duke kërkuar mish ariu.
Ndërkohë që në syrin e popullit ata trumbetojnë ndalimin e gjuetisë, asgjë nuk i pengon që pas kamerave të thyejnë moratoriumin e hyrë në fuqi tre vite më parë, i cili ndalon gjuetinë.
Sipas gjuetarëve korçarë ata kërkojnë jo vetëm petkat por edhe mishin e këlyshëve të ariut, duke nxitur kështu vrasjen masive të tyre.
Gjuetari Fatos Shamblli ka qenë ndër të parët që ka denoncuar skandalin duke deklaruar për “Korça News” se:
Ministrat nuk pyesin për moratorium gjuetie dhe kërkojnë vrasjen pa pikë mëshirë të kafshëve të rralla.
Sot vritet vetëm për mish dhe jo për pasion gjuetie. Dhe ndër llojet e gjuetisë, ajo e vrasjes së këlyshëve të ariut është kthyer në biznes