Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca e cila është njëkohësisht ish pronare e një apartamenti në pallatin e shembur të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë, dhe avokate mbrojtëse e tij në Strasburg, do përfitojë jo pak, por plot 191 mijë euro dëmshpërblim nga buxheti i shtetit.
E thënë me fjalë të tjera, rreth 200 mijë euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë do të kalojnë në llogarinë bankare të avokates që është zgjedhur të përfaqësojë hallet e popullit, por që gjen kohën për të përfaqësuar edhe vjehrrin e Lulzim Bashës në gjyqin kundër shtetit shqiptar në Strasburg.
Në total dëmi që duhet t’i paguhet Xhafer Isufit dhe 18 personave të tjerë shkon në rreth 17 milion euro.
Sigurisht që Erinda Ballanca, e cila është në postin e Avokates së Popullit që prej marrëveshjes PS-PD për krizën politike dhe zgjedhjet, do ketë mundësinë t’i përdorë paratë e taksapaguesve shqiptarë për të blerë një tjetër shtëpi pse jo sërish mbi det.