Një shqiptar 36-vjeç ka ndërruar jetë ditën e mërkurë të 24 janarit në Skoci.
Artan Baci ishte emigrant i paligjshëm dhe sëmundja e rëndë e meningjitit i ka marrë jetën.
Të afërmit bëjnë apel për këdo që ka mundësi, të ndihmojë në kontributin e tij për të sjellë trupin e Artanit në Shqipëri.
Duke qenë se kishte hyrë në shtetin skocez në mënyrë ilegale, familjarëve të Artanit nga Puka, u duhet të mbledhin shumën prej 10 mijë paundësh për të sjellë trupin e pajetë të djalit të tyre në Shqipëri.
Për këdo që dëshiron të kontribojë, linku: https://www.gofundme.com/send-artan-home