Loading...

Arta Marku ndryshon prokurorin që do të hetojë dosjen e supervjedhjes Meta-Berisha

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të rihetuar privatizimin e OST nga CEZ, dosja hetimore i kalon me short prokurorit Ardian Braho. Më parë, ky hetim është ndjekur nga Alma Brati, e cila vendosi të pushojë hetimet.

Vendimi i Bratit u rrëzua nga gjykata, e cila urdhëroi të kryhen hetimet dhe të merren në pyetje personat e kallëzuar nga ish-juristi i OSHEE, Romeo Karaj, dhe nga komisioni parlamentar për hetimin e CEZ.

Ndërkohë pak kohë më parë, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Kuvendit dhe të ish-juristit të OSHEE, Romeo Karaj, për të mos mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të OSSH te kompania çeke, CEZ.

Me këtë vendim të gjykatës, hetimet do vijojnë sipas raportit të dorëzuar nga komisioni, ku tashmë dosja CEZ, e konsideruar si një ndër dosjet më të nxehta hetimore, do të hetohet nga prokurori Ardian Braho.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com