Loading...

Arrestohet para koncertit këngëtari shqiptar

Një këngëtar reper shqiptar i njohur me pseudonimin Krijel Flexy, por me emrin e vërtetë Engjëll Krifa, është arrestuar nga policia e Assisit në Itali. Ndalimi i tij është bërë pas një urdhri të firmosur nga zëvendëskuestorja Francesca Domenica Di Luca.

Këngëtari, mjaft popullor midis të rinjve, është një shqiptar 21-vjeçar dhe u ndalua nga policia në banesën e tij në Rivotorto di Assisi. Policët e bllokuan teksa po hipte në makinë, një Mini në pronësi të nënës së tij.

Nga sa është mësuar, rapperi kishte me vete katër gramë marijuanë, plus 42 të tjera dhe 36 gramë hashash. I riu ka qenë gjykuar më parë dhe dënuar 5 muaj e 20 ditë me kusht. Krifa pranoi para gjykatësit se është zotërues i lëndëve narkotike, duke pranuar edhe se kishte blerë shumë drogë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com