Loading...

“Arrestohen rreth 10 deputetë, ‘mbretëreshës’ po i frikësohet dhe Rama”

Avokati Spartak Ngjela teksa komentoi zhvillimet politike në vend, deklaroi se reforma në drejtësi është si një lojë shahu, ndërsa kryeprokurorja e re është ‘mbretëresha’.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të Nisida Tufës në ‘News 24’ Ngjela pohoi se kryeprokurorja Arta Marku ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke shtuar se kjo u pa edhe në vizitën e ambasadorit Donald Lu një ditë pas zgjedhjes së saj në këtë detyrë. Madje Ngjela tha se prokurores së përkohshme i tremben të gjithë, përfshi këtu edhe Ramën.

“Numrin e personave që pritet të arrestohen se kam nxjerr unë, por mund të jenë 8 ose 10 deputë. Ju njoftoj se është ndërruar prokurori i Tiranës. Ai i ka në dorë. Ajo që ndodhi në Parlament, mund të ndodhi në rrugë jo aty (Protesta). Aty ruhet sovraniteti i popullit. Nuk i njoh si emra, por janë të Saliut më shumë. Të shqetësuar janë ata që i kap reforma në drejtësi. Ata që donin të çanin turmën, të hynin në parlament. Të nesërmen kryeprokuroren shkoi e takoi Lu, që do të thotë se është i ndërkombëtarëve dhe jo e zgjedhur e Ramës. I vetmi njeri që qëndroi atje ishte Ruçi. Gramoz Ruçi ua dha prokuroren shqiptarëve. Tek ardhja e prokurores së re, është që në këtë rast reforma në drejtësi ka kapur ‘mbretëreshën’ e kundërshtarit, nëse do flasim për lojën e shahut. Asaj po i tremben të gjithë, edhe Rama”, tha Ngjela.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com