Zbulimi i eshtrave të dy ushtarëve grekë ditën e sotme në Dragot të Tepelenës, u cilësua si një arritje historike nga ministria e Jashtme e Greqisë.
Por, duket se zbulimi në fjalë është shitur ndryshe nga se është në të vërtetët.
Të paktën kështu pretendon arkeologu shqiptar Etnor Canaj, i cili përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’ thotë se eshtrat në fjalë nuk u përkasin ushtarëve grekë.
Dhe për të vërtetuar këtë, Canaj thotë se duke parë fotot e publikuara të numrit të identitetit është qartë se i përkasin një piloti italian.
Statusi i tij:
Nderkohe ne Dragot te Tepelenes gjeten “Greco-n” e pare (?)
Por:
Medalioni qe shoqeronte ushtarin, fatkeqesisht per ata qe duan eshtra grekosh, i perket ne te vertet nje parashutisti italian dhe me sakt nje parashutisti te nje Reparti Special i Batalionit San Marco.
Ka ekzistuar nje repart special i njohur me siglen “P”
“CAP.LE” eshte shkurtimi i titullit ushtarak “Caporale”.
– Reparti Speciali del San Marco. Battaglione “P” -(P=PARASHUTIST).
Numri eshte numri i ushtarit dhe shkronja “P” eshte per Parashutist, nje repart special italian i parashutisteve te Batalionit San Marco.
Mbiemri “Greco” eshte i perhapur ne Itali dhe jo ne Elladhi.
Por, nuk është vetëm Canaj që thotë se eshtrat në fjalë nuk janë të ushtarëve grekë, pasi në një reagim për Politiko.al edhe ish-ministri i Brendshëm edhe ish-kolonel Dritan Demiraj këmbëngul për të njëjtën gjë.
Nisja e gërmimeve erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Ministrit të Jashtë të Greqisë Nikos Kotzias dhe Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati.
Vendimin për nisjen e punës për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë qeveria e vendit fqinj e ka cilësuar si një moment historik. /GazetaExpress/