Kapiteni i kombëtares sonë, Ansi Agolli ka folur pas shortit të hedhur në Lozanë të Zvicrës për Ligën e Kombeve. Mbrojtësi beson se kuqezinjtë do ia dalin me sukses ndaj Izraelit dhe Skocisë.
“Short i fortë. Izraelin e njohim, sapo jemi ndeshur me ta, ndërsa Skocia është një emër i rëndësishëm, që synon të kthehet në kompeticione të rëndësishme, ku mungon prej vitesh. Megjithatë, synimi ynë është që ta fitojmë grupin dhe kam besim se do t’ia dalim.
Skocia dhe baza nga Selltiku? Janë një ekip i fortë në fushën e vet, janë shumë luftarakë dhe luftojnë për çdo top, duke qenë shumë të fortë fizikisht. Në aspektin e cilësisë nuk janë superiorë ndaj nesh”, ka thënë Agolli për Supersport.