Loading...

Ambasadorja amerikane në OKB: Nuk është e vërtetë, se tradhtoj burrin tim shqiptar me Presidentin Trump!

Ambasadorja e Amerikës në OKB Nikki Haley ka mohuar se e tradhton bashkëshortin e saj, i cili shqiptar, me Presidentin Donald Trump.

Skandali që po përflitet kudo në mediat ndërkombëtare erdhi pas librit “Fire and Fury”

Në këtë libër autori Michael Wolff, ka shkruar se po hetonte një aferë seksuale në Presidencë, dhe menjëherë sapo ai bëri këtë deklaratë, në internet u përfol për Nikki Haley.

Por ajo ka kundërshtuar ashpër akuzat, duke u shprehur në OKB se:

Kjo nuk është absolutisht e vërtetë!

Gratë e suksesshme përgjithësisht vendosen përballë këtyre gënjeshtrave gjatë karrierës së tyre.

Duhet të lexoni mes rreshtave dhe kur të gjeni paragrafin, atëherë do ta kuptoni për kë bëhet fjalë”.

Haley është pa dyshim ndër femrat më të fuqishme në SHBA dhe njeriu më i besuar i Presidentit Donald Trump.

Por gjatë një pritje të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, para një muaji, Nikki Haley i habiti të gjithë kur deklaroi se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara, dhe se i shoqi është me origjinë nga Prishtina

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com