Loading...

Ambasadori Donald Lu rrit presionet ndaj Bashës, ja kë ka takuar

Protesta e 27 janarit, por edhe rreziku që i kanoset reformës në drejtësi, ka vënë në alarm ambasadorin amerikan, Donald Lu. PD dhe LSI kanë vendosur të dalin në shesh më 27 janar, për të kërkuar largimin e qeverisë, ndërsa socialistët i kanë akuzuar se ky është skenar për të zvarritur reformën në drejtësi. Organet e reja që do të ngrihen janë KLGJ e KLP, ndërsa problemi më i madh shihet te ndryshimi i ligjit për organet e reja të drejtësisë, i cili kërkon 84 vota. Nëse opozita nuk merr pjesë, atëherë ato nuk votohen. Për këtë arsye, ambasadori amerikan Donald Lu ka nisur lëvizjet për të eliminuar një skenar të tillë.

Ditën e djeshme ai ka zhvilluar një takim me një prej aleatëve dhe 3 nga kritikët e Lulzim Bashës, të cilët u përjashtuan nga Parlamenti. Sipas informacioneve, ata kanë pirë bashkë një kafe në magjes dhe aty kanë marrë pjesë disa prej kritikëve të Lulzim Bashës, por edhe aleatë të tij. Duket qartë se ambasadori ka nisur presionet ndaj kreut të PD. Ambasadori ka biseduar me ta për protestën e 27 janarit dhe për rrezikun që i kanoset reformës në drejtësi. Takimi është tentuar të mbahet i fshehtë, pasi mesa duket, presioni amerikan ndaj liderit të PD është rritur ndjeshëm. Amerikanët janë të shqetësuar mbi protestën e 27 janarit, edhe pse demokratët kanë paralajmëruar se nuk do të ketë dhunë.

Ditët e fundit janë dhënë sinjale të qarta se demokratët dhe LSI do të protestojnë kundër Arta Markut. PD nuk po e kapërdin dot zgjedhjen e saj kryeprokurore dhe po bëhen të gjitha lëvizjet që ajo të shkarkohet. Por duke qenë se Marku ka mbështetjen e SHBA, atëherë PD është vënë në panik. Por fakti që Lu po takon kritikët e Bashës, është një sinjal i qartë për liderin demokrat, i cili deri më tani ka arritur t’i largojë rivalët.

PD dhe LSI në protestën e fundit për vitin 2017 shkaktuan tensione në Parlament. Godina u sulmua me flakadanë, ndërsa e njëjta gjë ndodhi dhe brenda në sallë. Por sjellja e tyre nuk u pranua nga ndërkombëtarët. SHBA në atë kohë dënoi të gjithë lëvizjet. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, SHBA në atë kohë e tha hapur se opozita po proteston kundër reformës në drejtësi. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi. Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, deklaroi në atë kohë ambasada

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com