Loading...

Akuza e fortë: Kandidatët për KLP dhe KLGJ, njerëz politikë dhe të dënuar

Partia Demokratike hodhi sot akuza të forta ndaj procesit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Në një deklaratë për mediat, deputetët e PD, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi, theksuar rëndësinë e një procesi të pastër, në mënyrë që të mos kapet drejtësia. Sipas tyre, procesi i djeshëm për KLGJ dhe KLP ka treguar se deri më tani ka qenë një proces i korruptuar.
Bylykbashi tha se “moskapja e sistemit të drejtësisë është me rëndësi për shqiptarët”. “Kandidaturat në pjesën dërmuese janë në kundërshtim me procedurat dhe ligjet. Pjesa më e madhe e tyre kanë marrë vlerësim negativ nga ONM. Por kandidatët për KLGJ dhe KLP janë të kontrolluar nga Rama. Dje u vërtetua se në këtë proces janë vendosur filtra, për të përzgjedhur kandidaturat që i interesojnë Ramës. Ndaj themi së procesi i KLGJ dhe KLP është i delegjitimuar”, tha Bylykbashi.
Gazmend Bardhi tha se mes kandidatëve ka persona të dënuar, ka njerëz politikë dhe të tjerë që nuk plotësojnë kriteret formale.

Konkretisht, sipas PD, kandidati për KLGJ nga shoqëria civile Altin Hazizaj ka depozituar deklarate ku deklaron se nuk ka qene i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Është deklaratë e rreme sepse sipas shkresës së Drejtorisë së Burgjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se Altin Hazizaj është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale.

“Dokumenti nga sektori i dekriminalizimit për Altin Hazizaj është dorëzuar në Kuvend por është fshehur për anëtarët e opozitës. Ai duhej të ishte skualifikuar. Kjo e bën listën të pavlefshme”,- tha Gazemend Bardhi.

KANDIDATËT PËR KËSHILLIN E LARTË TË GJYQËSORIT

Nga radhët e Avokatisë: Arben Vani, Sokol Lamaj

Nga radhët e pedagogëve: Erion Muharremaj, Ilir Panda

Nga radhët e shoqërisë civile: Altin Hazizaj

KANDIDATËT  PËR KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Nga radhët e Avokatisë: Kozma Jano, Floreta Gjini

Nga radhët e pedagogeve: Eneida Sema, Mirela Bogdani

Nga radhët e shoqërisë civile: Alfred Balla

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com