Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit.
Një makinë është përplasur me trafik-ndarëset në zonën e Fushë-Dukagjinit dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, pasagjerë në automjetin e përfshirë në aksident.
Në gjendje të rëndë është dërguar në spital njëri prej tyre, konkretisht drejtuesi i mjetit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.