Loading...

Ahmet Mustafa Xhelili – Deshmori qe shpetoi nga rrethimi 13 partizane. Si u vra ne Qafen e Perrallit Xha Ahmeti !

Kur nuk e hoqi pushken nga supet e tij duke e pasur si shoqe te vertet ne te gjitha ngjarjet e kohes. Lindi ne Dukat me 1885 dhe e kaloi gjithe jeten e tij si blektor, por dashurine per atdheun dhe urrejtjen per armikun e kishte ne zemer, ne gjak, trashegim nga te paret e tij.

Ne luften e Vlores me 1920 Ahmeti ishte pjesetar i çetes se Dukatit dhe mori pjese ne luften e Llogorase kunder garnizonit te pushtuesve Italiane ne qershorin e atij viti.

Me shume bashkefshatare te tij me 6 Prill 1939 ai rrembeu armen e shkoi ne Vlore per te luftuar kunder fashizmit italian qe pushtoi vendin. Edhe pse i moshuar e perkrahu luften Nacional Clirimtare dhe shtepia e tij u be baze e strehimit te partizaneve.

I dogjen shtepine ne 05.081943. Sehit  Sinani partizan nga tragjasi dhe Axhem Xhelili, djali i tij partizan ne kujtimet e tyre kane shkruar se si Ahmet Xhelili ne Shkurt te vitit 1944 ne stanin e tij, me zgjuarsi e gjakftohtesi shpetoi 13 partizane qe u rrethuan nga armiku. Por Ahmet Xhelili ose Xha Ahmeti siç i thoshnin, donte te bente edhe me shume prandaj ne Gusht te vitit 1944 ai rrembeu pushken e doli partizan duke u rreshtuar ne Brigaden e dymbedhjete, ne batalionin e dyte , kompania e dyte.

Kur Brigada e dymbedhjete po ndiqte kemba kembes pushtuesin gjerman nje njesit partizan i kompanise se dyte ku ishte dhe xha Ahmeti shkuan ne Qafen e perralit ne zonen e Dukatit dhe aty duke kaluar telat e garnizonit gjerman shpertheu nje mine ku xha ahmeti u vra. Ne lufte edhe do vriten thoshte ai. Ahmet Xhelili u vra per lirine e Shqiperise dhe ata qe vriten per atdhe nuk vdesin kurre.

Lindur ne  1885 , ra deshmor me 1944.

Eshte shpallur deshmor me vendim nr 97 date 22.09.1972.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com