Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë, ku djali i një 69 vjeçari ka tentuar të hedhë babain e tij nga ballkoni i pallatit.
Florian Rica quhet 37 vjeçari i cili fillimisht e ka rrahur të atin duke e goditur me sende të forta.
Mhill Rica, 69 vjeç ka pësuar dëmtime të shumta nga goditjet e të birit, të marra në kokë dhe trup.
Por duket sikur dhuna e të birit nuk ka përfunduar me kaq, pasi 37 vjeçari ka tentuar ta hedhë të atin nga ballkoni i katit të tretë të banesës së tyre.
Aktualisht 69 vjeçari ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Informacioni paraprak
Më datë 05.01.2018, në rrugën “Sokrat Miho”, në banesë, shtetasi Florian Rica, vjeç 37, ka goditur me mjete të forta të atin shtetasin Mhill Rica, vjeç 69, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Floriani u shoqërua në Komisariatin nr.6. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.