Loading...

Fjala kuptimplote qe i tha heroina Sado Koshena Alem Agait nga Tragjasi kur ai la frontin e luftes bashke me trimat e tij !

Heroina e popullit SADO HAMZO KOSHENA

Ajo lindi ne Dukat me 20 gusht 1855. Tete kishin kaluar, kur trimave te Dukatit u kishte kulluar palla gjak tek Ura e Hasan Beut ne Berat, ku u vrane 90 diva per te shpetuar vatanin nga menxyra turke. Edhe te afermit e saj u vrane ne kete beteje me se te pergjkshme. Bemat e ketyre trimave ia mbrujten zemren vajzes se vogel me dashurine per lirine e vendit e me urrejtje kunder turkut pushtues.

……………..

Nentor i eger, Nentor 1912. Si gjithe Dukati dhe Sadoja 57 vjecare degjoi se greket donin te merrnin Shqiperine Jugore: Dukatin, Vloren.

………..

Sadoja nisi ne lufte djemte. Kur i percolli i uroi: “Dyfeku ju befte top! Luftoni per flamurin kuq e zi te Skenderbej faqebardhit”. Gjemonin malet nga pushket e trimave. Sadon nuk e mbajti vendi. Djemte luftonin, ajo jo. Ngjeshi gjerdanin, rrembeu dograne e ju ngjit malit, duke ecur me vrap sikur te ishte vajze.

La pas perroin e Shkalles dhe doli ne Llogora, por ci pane syte valle?! Shume luftetare kishin lene frontin. Ne krye ishte komandanti, trimi Alem Mehmet Tragjasi. Lufta vazhdonte e rrepte ne Llogora dhe greku nuk hidhte dot as nje cap drejt dukatit.

-Tunjatjeta Alem Aga, -i thote  Sadoja.

-tunjatjeta Sado Koshena.

-ku shkon me keta trima.

-ne fshat, nuk e perballoim dot grekun.

-ne fshat? po kush do te luftoje ne llogora? turp, turp! harram e paci gjirin e nenave! kini lene frontin, shoket dhe nderin e motrave dhe nenave t’ua marre i huaji. turp, pse keshtu bejne burrat?! shkoni e futuni ne citjane te grave te shpetoni lekuren.

Marre nga dukati.wordpress.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com