I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Leonardi, një djalë i ri i cili kishte marrë rrugën e keqe dhe kishte përfunduar në burg në moshë të re, vetëm 16 vjeç.
“Fëmijëria ime ka qenë e vështirë. Prindërit e mi u ndanë kur isha 5 vjeç dhe u bashkuan kur isha 11 vjeç. Kishim shumë probleme në familje. Në moshën 13-vjeçare fillova duhanin dhe pas 1 viti fillova të merrja drogë. Mami më fliste, qante kur vonohesha, shokët e klasës më përbuznin sepse vija nga një familje e varfër. Kishte raste ushtronin dhunë. Iu futa rrugës së keqe që ata të më kishin frikë.
Drogën e siguroja nga shoqëria e keqe që kisha gjetur. Prindërit nuk me jepnin para dhe u detyrova t’i futesha vjedhjes. Kishim bërë plan me një shok të vidhnim një celular në një dyqan. U futëm e morëm celularin dhe zotëria e dyqanit më ndoqi me vrap. Ai kishte lajmëruar policinë. Policët më kapën. Më çuan në burgun e Kavajës.Qëndrova aty 3 javë. Veten nuk e doja më. Në ate moshe duhet te isha prane familjes dhe ne bankat e shkolles, jo ne qelite e burgut.
Ishte si ferr. Në dhomën time ishte njëri që u mbante si më i forti. Ishte kapo. Unë refuzoja ta ndiqja nga pas. Ai më tha brenda javës do vdesësh. M’u prenë këmbët dhe duart, por nuk e dhashë veten. Ai mbante thikë dhe unë flija me frikë. Ditën e 4 dolëm në ajrim. Sektori kishin bërë plan të më rrihnin keq. Më rrahën barbarisht. Në atë moment i thashë vetes s’dua të shoh as armikun këtu. I thashë drejtorit të burgut të më largonin në sektor tjetër.
Aty plaste sherri ‘Pse më pse, pse të pash’. Roja bënte një sy qorr e një vesh shurdh. Dola nga burgu, paguajta 10-fishin e vlerës së telefonit që vodha dhe gjykata e Apelit me dha punë me shërbim publik, pastroja Amfiteatrin e Durrësit. Kur isha në burg mami më vinte me takonte. Më thoshte te ndryshoja dhe te behesha burre.
Mua me ndryshoi fakti qe familja ime nuk ka faj qe te mos i ze gjumi naten nga frika se une mos kisha vdekur. E kam thirrur mamin sot per t’i thënë që jam penduar dhe kam ndryshuar”, tregoi Leonardi, shkruan Xing.al
Mami i Leonardit pranon ftesën dhe vjen tek “E diela shqiptare”. Sapo sheh Leonardin në ekran, ajo e quan “Mistres”.
“Të kam thirrur që të të them se nuk do jem më mistres, por do jem ai që do e nderoj familjen. Faleminderit që më ke qëndruar pranë. E di që je sëmurë me hernie diskale kështu që ti nuk ke për të punuar më. Ka ardhur koha të kujdesem unë për familjen”, tha Leonardi ndërsa e ëma tha se shpreson që Leonardi ta mbajë fjalën pasi ka vuajtur shumë prej tij./Xing.al