Loading...

Zhvillohen homazhe para kryeministrisë:“Ne të vramë Florenc”

Një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para ambienteve të kryeministrisë, ku kanë zhvilluar homazhe në nderim të të riut shqiptar, Florenc Beqiraj i cili humbi jetën një ditë më parë në një spital në Francë.

Qytetarët ndezën qirinj në trotuarin para kryeministrisë. Një prej vajzave të pranishme lexoi një dedikim prekës:

“Atje ku je ndoshta je i lirë se këtu na nuk të dhamë dashni, të dhamë të goditura të forta dhe ti ngulëm avash në shpirt. Na fal Florenc! Ne të vramë e me ty e vramë edhe veten, e vrasim çdo ditë. Na s’jemi mirë, na s’jena të lirë. Ti u bëfsh parajsë e na tanë jetën në errësirë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com