Mes tymit dhe revoltës së deputetëve të opozitës, Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës, prokurorin e ri të përgjithshëm, në një post të përkohshëm.
Arta Marku do të mbajë këtë post, duke zëvendësuar kështu kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka kërkuar prezencën e zonjës Marku për të bërë betimin, duke dhënë 20 minuta pushim të seancës.
Kryeprokurorja e re u zgjodh me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të Parlamentit, mijëra protestues kanë dalë për të kundërshtuar këtë proces.