Romela Begaj arriti rezultatin më fantastik të karrierës së saj në kampionatin botëror të peshëngritjes duke u shpallur nënkampione bote në dy garësh dhe medalje ari në stilin e shkëputjes.
Ky ishte rezultati më i mirë i saj në një botëror, gjithashtu edhe një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare.
Medaljet sigurisht që janë një stimul moral në aspektin sportiv, por ajo çfarë është më e rëndësishme në aspektin personal, janë edhe paratë që ajo do fitojë nga kjo arritje.
Sipas ligjit të ri sportiv, shtangistja shqiptare do të përfitojë plot 100 milionë lekë të vjetra si shpërblim për fitoret e arritura.