1 mijë euro në muaj kërkon shefi i krimit ekonomik për bizneset që shesin celularë të përdorur tek tregu çam në kryeqytet. Ky është denoncimi që ka publikuar sot në rrjete sociale, ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, polici Marsel Dulaj, njeri i afërt me Fatmir Xhafajn, po bën kërdinë ndaj bizneseve.
“Po na vjen dyqan me dyqan ketu tek posta kush shet telefon dhe na kercenon ose nga 1000€ ose do ju bllokoj telefonat e vjetr qe shesim. Mban dhe nja dy te tjer nga mbrapa vetes dhe i kerkon leket pa kurrfar problemi.
Te lutem Z.Berisha bej dicka se ne nuk po nxierim dot qeran dhe shpenzimet aq shum ka ren puna jo me te mbajm dhe shefin e krimit ekonomik me lek”, shkruhet në mesazhin që i ka mbërritur ish-kryeministrit. Sipas tregtarit, Marsel Dulaj “ka mbrojtje direkt nga ish ministri Tahiri dhe nga ministri i tanishem Xhafaj”.