Loading...

Vota në OKB:Rama zgjodhi “vëllain” Erdogan kundrejt kombit amerikan dhe Donald Trump që na mbron

Shqipëria ishte një nga 128 shtete që votoi kundër njohjes së jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Vendimi për votën kundër një vendimi të firmosur nga Presidenti Donald Trump më 6 dhjetor, duket se ka të bëjë me qëndrimin e qeverisë së Edi Ramës dhe jo të Shqipërisë, përsa kohë nga Kuvendi, Presidenca dhe çdo aktor politik me peshë në vend, artikulohet mungesa e një konsultimi apo konsensusi me vendimin e shprehur sot.

Ministria e Jashtme e argumentoi qëndrimin me atë të BE-së, sipas të cilës Jeruzalemi duhet të jetë kryeqytet edhe i Izraelit dhe i Palestinës. Por BE nuk pati një qndrim të unifikuar, pasi të paktën 6 vende anëtare abstenuan, ashtu sikundër veproi edhe Bosnje Hercegovina. Minimalisht një qëndrim të tillë mund të mbante edhe Shqipëria, pra duke abstenuar.

Vota pro rezolutës së paraqitur nga Turqia, Egjipti dhe vendet Arabe që kundërshtuan ashpër qnëdrimin e Presidentit Trump, më tepër ngjason si një zgjedhje që Rama i bëri “vëllait të madh” Erdogan, kundrejt aleatit strategjik të Shqipërisë, SHBA-së.

Presidenti turk, Taip Rexhep Erdogan, akuzoi SHBA-së se po e blen mbështetjen në këmbim të ndihmave për vendet e huaja.

“Unë shpresoj dhe pres që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë rezultatin që shpresojnë nga OKB dhe bota do t’i japë një leksion të mirë Shteteve të Bashkuara”, tha Erdogan.

Në anën tjetër Ambasadorja e SHBA-së në OKB deklaroi se Presidenti amerikan i kishte kërkuar një raport mbi vendet që do të votonin kundër, ndërsa paralajmëruan vendet anëtare për ndërpreje të ndihmave financiare nëse votojnë pro rezolutës së paraqitur, që kundërshtonte njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Në përfundim të votimit, Ambasadorja amerikane në OKB, shprehu vendosmërinë e vendit të saj për të zhvendosur ambasadën e SHBA drejt Jeruzalemit.

“Ne do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemëgjera për Kombet e Bashkuara, ne kemi gjithashtu shpresën legjitime se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet.

Ky është ajo që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë që duhet bërë,” tha Haley.

Diplomatja amerikane shtoi se asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk do të bëjë ndonjë ndryshim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com