Loading...

Vlore:zbulohet cfare kishte pakoja e dyshimte

Zbulohet se çfarë kishte në pakon e dyshimtë pranë makinës së një vlonjati dje i cili rreth orës 18:55,  njoftoi policinë se dyshonte që i kishin vënë eksploziv në makinën e tij.

Endrit Sadedini dalloi një qese të zezë, rreth 2 metra përpara Benzit të tij në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës dhe dyshoi se bëhej fjalë për eksploziv. Dyshimet e tij rezultuan të drejta.

Pasi shkruan në vendngjarje, specialistët e Njësisë Speciale Antieksploziv gjetën 500 gramë lëndë eksplozive artizanale. Ata kryen menjëherë asgjësimin e saj, me anë të shpërthimit të kontrolluar.

Për rastin tashmë është ngritur një grup hetimor, që po punon për identifikimin e autorit/ëve të vendosjes së kësaj sasie eksplozivi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Endrit Sadedini është pronar i një lokali në zonë, ku në prill të këtij viti ndodhi një vrasje. Ishte 20 prill kur Gani Tozaj vrau Ergys Gjioveshajn dhe plagosi tre persona të tjerë. Atë kohë, Endrit Sadedini, pronar i lokalit u procedua për moskallëzim krimi lidhur me ngjarjen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com