Policia Rrugore ka bere nje njoftim te rendesishem per sigurine e qytetareve, te cileve iu kerkon te mos kalojne ne kete rruge pasi ka rrezik te shembet mali.
“Njoftojmë se, për shkak të reshjeve të shumta që vijojnë të bien, aksi rrugor nacional i cili lidh Komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohet dhe nuk do të lejohet kalimi në këtë aks i mjeteve apo i këmbësorëve. Në këtë aks rrugor mund të shkëputet një pjesë e shpatit të malit e cila për pasojë mund të rrezikojë jetët e njerëzve.
Shërbimet e Policisë, EC dhe shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen tashmë pranë këtij aksi për të qenë në gatishmëri lidhur me çfarëdo ndërhyrje që mund të jetë e nevojshme. U bëjmë thirrje banorëve të këtyre zonave që për arsye sigurie të mos kalojnë në këtë aks