Policia ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale të ”Plagosjes së lehtë me dashje” !
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore ditën e djeshme kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit :
Thanas Myrto, 40 vjeç, banues në Vlorë,
Shtetasin e mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.