Loading...

Vlore:I gjendet në stan një armë zjarri tip pushkë dhe fishekë luftarak, arrestohet në flagrancë nga Policia

I gjendet në stan një armë zjarri tip pushkë dhe fishekë luftarak, arrestohet në flagrancë nga Policia !

Më datë 28.12.2017, Policia Vlorë ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Ermal Shehaj, 31 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, e cila bënë fjalë për veprat penale ”Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim” dhe ”Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ka vendosur kryerjen e kontrollit të banesës dhe stanit të tij.

Nga kontrolli i ushtruar prej Policisë në stanin e këtij shtetasi ka rezultuar se në ambjentin e dhomës ku flinte, brenda një krevati mbante të fshehur një armë zjarri tip pushke model 56 e kalibër 7.62 mm si dhe 70 copë fishekë luftarak.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit sëbashku me 70 copë fishekët luftarak.

Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes për të cilën është nisur procedimi.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com