Vizita e Kryeministrit Rama ne Mifol…
Për të parë nga afër situatën e përmbytjeve në urën e Mifolit, aty dhe ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe çarë argjinaturën ,shkoi edhe kryeministri Edi Rama.
Rama tha se duhet të ndërhyhet në pikat kritike për të qenë më imunë përballë situatave të ngjashme.
“Ishte tej parashikimit. Duke u nisur nga pikat e dobëta të kësaj situate duhet të vazhdojmë me ndërhyrjet aty ku identifikohet domosdoshmëria për krijimin e infrastrukturës së sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrë që të kemi shumë më tepër imunitet kur të vijë tjetra”, tha Rama.
Gjatë inspektimit, Rama zhvilloi një takim dhe me ekipin e Ushtrisë në urën e Mifolit të angazhuar në operacionin e shpëtimit të njerëzve që rrezikohen nga përmbytja.