Gripi i meshkujve është i vërtetë dhe daton nga paraardhësit tanë të shpellave, ka zbuluar një shkencëtar. Dr.Kyle Sue nga një universitet kanadez tha se ekziston një arsye shumë e rëndësishme evolucionare që meshkujt sëmuren më lehtë.
Kyle pretendon se meshkujt e shpellave kishin sistem imunitar më të dobët se sa gratë, çka i ndalonte ata të dilnin jashtë për gjueti kur ishin të sëmurë.
Dr.Sue zbuloi se meshkujt e rritur kanë një rrezik më të lartë për të përfunduar në spital dhe madje të vdesin nga kushtet e lidhura me gripin.
Kyle gjithashtu gjeti se meshkujt kanë më shumë gjasa të marrin komplikime ose të vdesin nga sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, duke ofruar më shumë dëshmi se gratë kanë sisteme imune më të forta. Është treguar se gratë janë më të mira në luftën kundër gripit se homologët e tyre meshkuj.
Dr.Sue argumenton se testosteroni hormonal- i cili është më i pranishëm në meshkuj se sa femra – mund të shtypë sistemin imunitar mashkullor.
Në anën tjetër, hormonet seksuale të femrave nxisin sistemin imunitar të grave