Loading...

Vangjush Dako 4 orë darkë me Saimir Tahirin në Durrës, po flisnin për…

Vijojnë të ashpërsohen akuzat në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako nga Opozita.

Këtë herë është ish-kreytari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ka publikuar në profilin e tij zyrtar në facebook një denoncim të një qytetari.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha flitet për një takim “misterioz” prej 4 orësh mes Saimir Tahirit dhe Vangjush Dakos në Durrës.

SMS-ja e publikuar nga ish-kreyministri Berisha, qytetari thotë se në restorant në fillim ka mbërritur Tahiri, më pas atij i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Durrësit, Dako.

Më poshtë postimi i plotë i Sali Berishës:

Takim misterioz kater oresh i Saimir Trafikut me Gjushin ne Durres! sb
“Doktor mirbrema dje me pane syt dy shok me te njejtin hall, pash vangjush dakon dhe Saimir Tahirin tek hotel nje restorant ne ne Durres ne fillim erdhi Vangjushi me pas erdhi Saimiri qe ne fytyre ishte gati gati duke qare ndenjen kok me kok bashk rreth 4 ore bashk dhe iken.Nuk merrej vesh çfar diskutonin se çuçullisnin por nga fjale te shkeputura qe me kapi veshi por duket se diskutonin per problemet e perbashketa pergjimet dhe narko prokurorin qe duhet zgjedhin me narko deputetet”

Ky denoncim i Berishës vjen disa javë pas deklaratave të PD-së, se zotëron përgjime që implikojnë Vangjush Dakon në trafikun e drogës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com