Loading...

Vajza rome prek me historinë e jetës, Rama e punëson live këshilltare e ministrit

E ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Eriglisa, 26 vjeçe, nga Laçi, ka mbaruar studimet e larta për mësuesi dhe vazhdon masterin për mësuese. Eriglisa i përket komunitetit egjiptian dhe sot ajo tregoi vështirësitë që ka hasur në jetë duke nisur që nga momenti kur lindi kur mjekët menduan se ajo kishte vdekur dhe e lanë në lavaman.

“Falë tezes sime jam këtu sot sepse ajo më futi ne gjoksin e saj dhe me ngrohu me nxehtesine e trupit. Në moshen 6 vjec jam bere nene dhe baba per motren dhe vellain pasi kujdesesha per ta, gatuaja. Prindërit e mi gjatë gjithë jetës së tyre kanë mbledhur hekurishte të ndryshme, bidona dhe karton, pasi ka qenë e vetmja mundësi. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë”, tregoi Eriglisa.

“Duke qenë se jemi nga komuniteti egjiptian nuk kishim mundësi për punë. As shkollën nuk e mendoja se do e vazhdoja, por mësuesja ime insistoi dhe më regjistroi ne shkolle ne Lezhe. Pasi mbarova gjimnazin, nisa studimet part-time për mësuesi në Shkodër. Tani punoj prej dy vitesh në një organizatë që ka në fokus komunitetin egjiptian.

Prej një viti jam edukatore me fëmijët romë. Ata janë në gjendje të mjerueshme, i jemi drejtuar bizneseve të na ndihmojnë, por asnjë përgjigje. Ata presin dhurata dhe më vjen keq të shkoj në punë. Sikur babagjyshi të shfaqej në ambientet tona do ishte për mua dhurata më e bukur”, u shpreh Eriglisa.Në studio vjen Babagjyshi i cili i premtoi Eriglisës se do shkojnë bashkë tek fëmijët dhe se do i çojë një mesazh Edi Ramës që të bëhet këshilltare e ministrit për Çështjet Sociale.

Eriglisa e përlotur i tha se për këtë ajo i duhet të kishte eksperiencë, por Babagjyshi u shpreh se eksperienca që asaj i duhet është në zemër. Të gjithë u habitën kur Babagjyshi hoqi kapelën dhe mjekrën e pas tij fshihej kryeministri Edi Rama i cili tha: “Vajza ka më shumë eksperiencë sesa kam unë ose të gjithe ne qe jemi ne qeveri, sepse ka eksperiencen e zemres. Zemra e saj eshte nje keshilltar i shkelqyer qe nuk ka te paguar”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com