Loading...

Urdhëri i Ramës për punonjësit e administratës: Keni 30 ditë afat për të shlyer faturat e ujit

Urdhëri i Ramës për punonjësit e administratës: Keni 30 ditë afat për të shlyer faturat e ujit

Kryeministri Edi Rama i ka lënë 30 ditë afat të gjithë punonjësve të administratës shtetërore për të shlyer detyrimet e prapambetura, nëse kanë, kanë shoqërive të ujësjellësave.

Urdhëri mësohet se i është shpërndarë të gjithë institucioneve shtetërore, duke nisur nga Kryeministria, ministritë, agjensitë në varësi të tyre, prefekturat dhe deri drejtoritë rajonale.

Duket se skema është e njëjtë me atë të shlyerjes së detyrimeve të energjisë, e aplikuar në 2014 nga qeveria Rama, çka do të thotë se pas buxhetorëve rradha do t’i vijë abonentëve familjarë.

Në urdhrin e kryeministrit sqarohet se të gjitha institucionet publike kanë 30 ditë afat të lidhin kontrata të rregullta me ujësjellësit në rast se nuk e kanë një të tillë, ndërkohë që nëse kanë detyrime të papaguara të nënshkruajnë marrëveshje me ujësjellësin përkatës për të nisur shlyerjen e borxheve.

Urdhëri detyron çdo punonjës të shtetit të dorëzojë në institucionin ku punon kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm. Më pas, këto kontrata do të verifikohen dhe nëse punonjësit dalin debitorë pranë ujësjellësit do të lidhin menjëherë marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve.

Në fillim të muajit nëntor qeveria lajmëroi aksionin rrënjësor kundër informalitetit në sektorin e ujit, i cili synon që brenda vitit të ardhshëm të gjithë konsumatorët të jenë të pajisur me kontrata të rregullta të furnizimit me ujë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com