Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri në Francë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Merz-Tessy këtë të diel, raportojnë sot mediat lokale.
Sipas shtypi francez, në spitalin e Annecy u dërguan dje dy shqiptarët të plagosur me armë zjarri. Njëri prej tyre ndërroi jetë disa minuta më vonë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Më pas në spital u dërgua edhe shqiptari i dytë i plagosur. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.
Në xhepat e dy shqiptarëve policia gjeti shuma të mëdha parash, per te cilat tashme ka nisur hetimi.
Identiteti i shqiptarit të vrarë dhe atij të plagosur nuk është bërë me dije.
Autoritetet nisën hetimet për këtë ngjarje. Dyshohet se sherri me armë ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës mes bandave rivale, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë, raporton “Le Parisien”.