Loading...

U kthye nga festa, gjendet e vdekur

Gjendet e vdekur në rrethana misterioze modelja Ivana Smit. Finalistja e “Top Model Belgium”, banuese në Malajzi, thuhet se në orën 5 të mëngjesit ishte kthyer nga një festë, por disa orë më vonë trupi i saj është gjetur i vdekur pasi kishte rënë nga kati 20 në katin e 6 të një blloku në lagjen Jalan Dang Wangi të Kuala Lampur.

18-vjeçarja ishte lakuriq, por nuk i janë gjetur shenja dhune, megjithatë familjarët kanë kërkuar një hetim mbi vdekjen e vajzës së tyre.

“Ne nuk e besojmë që ajo paska rënë nga kati 20 dhe trupi i është gjetur në katin e 6. Ajo është gjetur atje lakuriq. Ne nuk e besojmë versionin e policisë sepse ata as nuk na japin fotot nga vendi i ngjarjes”, ka thënë gjyshi i Ivanës i cili jeton prej dy dekadash në Malajzi.

Ndërsa babai i modeles ka kontaktuar me ambasadorin hollandez dhe Interpolin. Ai ka treguar se Ivana i ka dërguar një mesazh të dashurit në orën 7:25 të mëngjesit pak para se të gjendej e vdekur. “Ajo është e gjatë 181cm ndërsa mbajtëset në ballkon janë të gjata 120cm. Vetëm nëse përkulesh bie poshtë. Ajo nuk ka rënë dhe as nuk është hedhur”, ka thënë babai i Ivanës. Ajo fitoi vendin e dytë në “Malajzia supermodel 2014” dhe ishte një nga modelet më të njohura në vend.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com