SHBA-ja ka ftuar në festën e falenderimit 65 vendet që nuk kundërshtuan njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Presidenti Donald Trump
Por herë të parë mbas 27 vjetësh, diplomacia shqiptare në Nju Jork është injoruar, dhe nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare.
Vendimi qeverisë shqiptare për t’i dalë kundër Presidentit Trump, duket se nuk ka shpëtuar pa u vënë re, sepse vendi ynë është ndër të vetmit në rajon që është lënë i përjashtuar.
Edhe pse Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, nuk është e ftuar në pritjen e SHBA, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadoria Teuta Sahatçiu dhe trupi diplomatik kosovar, do të jenë pjesë e kësaj pritejeje.
Tjetër e ftuar është edhe Maqedonia, që nuk mori pjesë në votim, por lëshoi sallën në momentin e votimit.