Ekspertë nga Universiteti i Kolorados dhe Universiteti i Montanës, në fund të punës së përbashkët shkencore, kanë arritur në përfundimin se arsyeja për oscilime të tilla, ose të paktën një nga shkaqet, mund të fshihet në periudhat gjatë të cilave Toka rrotullohej më ngadalë se zakonisht.
Sipas tyre, bëhet fjalë për ndryshime të vogla në shpejtësinë e rrotullimit, vetëm disa milisekonda në ditë, por e cila çon në sulme të mëdha sizmike, veçanërisht në zonat tropikale të populluara. “Duket se tërmetet e mëdha janë sinkronizuar globalisht si përgjigje ndaj ndryshimeve”, thuhet në artikullin e botuar në Geophysical Research Letters.
Një tezë të tillë kohët e fundit para Shoqatës Gjeologjike të Amerikës e paraqitën Roger Bilhem dhe Rebeca Bendik, sipas të cilëve planetin tonë nga viti i ardhshëm e pret një rritje e aktivitetit sizmik që do të zgjasë pesë vjet. Shkencëtarët parashikojnë se gjatë vitit 2018 mund të priten të paktën 20 tërmete të mëdha. Ky, megjithatë, nuk është problemi i vetëm që kërcënon Tokën. Si një nga shkaqet e mundshme të rritura dhe më të shpeshta, shkencëtarët shohin ndryshimet klimatike, për shkak të rritjes së përqendrimit të gazeve serë në atmosferë.
Disa gjeologë, për shembull, për shumë vite llogaritin seriozisht, se në të kaluarën e largët ndoshta ka pasur një ndryshim drastik në boshtin e Tokës, për shkak të akumulimit relativisht të shpejtë të akullit në Amerikën e Veriut, në periudhën e fundit të akullnajave. Pesha e akullit të grumbulluar, sipas shkencëtarëve, kishte çrregulluar mënyrën e rrotullimit të deriatëhershëm të planetit.
Ndryshe, sipërfaqja e Tokës mesatarisht në vit goditet nga 15 tërmete të fuqishme, por ka edhe periudha më intensive kur kjo shifër kalon në 30