Loading...

Tirane dhe Vlore:Dy persona tentojne te vetedigjen brenda pak kohe

Dy persona kane tentaur brenda pak oresh ti japin fund jetes duke u vetedjegur ne Tirane dhe Vlore. Te dy jane shpetuar ne kohe dhe jane shoqeruar ne Komisariat per tu marre ne pyetje.

Me datë 05.12.2017, rreth orës 10:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në autostradën Tiranë – Durrës, një shtetas tenton të vetëdigjet. Menjeher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Ne autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën dytësore, në taracën e një marketi shtetasi S.Zh., ish punonjes në ketë market, ka hipur në taracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar.

Menjëhere kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatave shtetasi S.Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar. Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme.

Më datë 05.12.2017 rreth orës 10:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Rilindja”, përpara Gjykatës së Apelit Vlorë, një shtetas ka lyer veten më lëndë djegëse (benzinë). Mënjëherë pranë vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë të cilët arritën të parandalonin në kohë që shtetasi A.C., 38 vjeç, të mos i shkaktonte vetes asnjë dëmtim. Shtetasi po pyetet pranë ambienteve të Policisë për të sqaruar dhe zbardhur motivet që e çuan të ndërmerte një veprim të tillë, ku më parë iu ofrua ndihmë psikologjike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com