Nënstacioni elektrik i Kasharit për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve të shkaktuara është stakuar për masë sigurie. Ky nënstacion do të rikthehet në punë sapo të ulet niveli i ujit për të mos vënë në rrezik jetën e punonjësve dhe sigurine e sistemit elektroenergjetik.
Nënstacioni i Kasharit, 110/20 kV është një nga nstacionet kryesore që furnizon qytetin e Tiranës.
Janë rreth 51 mijë abonentë, mes të cilave dhe disa institucione të rëndësisë së vecantë sic është aeroporti i Rinasit, pompat e ujësjellësit, bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.