Loading...

“Do të djeg, do të vras”, nipçja shqiptar i bosit të drogës i bënte terror femrave

Nipçja i kreut të organizatës së drogës shkatërruar në Vicenza të Italisë, njëkohësisht krahu i tij i djathtë, Mario Kertusha është një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas mediave italiane ai është i skeduar si një nga “numrat 2” e organizatës ish-lider në shpërndarjen e drogës në provincë në sasi të “vogla dhe të mesme”, rezulton i arrestuar në Maj të këtij viti, në Vicenza.

Rapoerohet se i riu nuk iu bind një urdhri të policisë për të ndaluar mbrëmjen e 5 Majit, teksa lëvizte me një “Fiat 600” të verdhë. Por policia arriti ta vinte në pranga.

Ai u arrestua sepse pasditen e së premtes së 5 Majit, ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti për përndjekje, pas denoncimit të bërë nga ish partnerja e shqiptarit.

Vajza ka thënë në polici se, e ka njohur Kertushën natën e Vitit të Ri 2016. Ata kaluan një lidhje të shkurtër romantike, e karakterizuar shpejt nga sjellje të dhunshme të shqiptarit.

Vjet Kertusha e goditi dhunshëm vajzën, aq sa 26-vjeçarja u detyrua të mjekohej në spital, po nuk gjeti kurajën për ta denoncuar.

Madje 1 muaj para arrestimit, Kertusha ka vijuar ta ndjekë vajzës dhe i ka dërguar mesazhe në të cilat e kërcënonte me vdekje: “Do të vras, do të djeg”.

Pas SMS-ve kërcënuese, vajza shkoi në polici për të bërë denoncimin, që pasoi me arrestimin e shqiptarit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com