Superiorja nis në janar dhe të gjitha klubet po mendojnë për fazën përgatitore, madje një pjesë e tyre do ta zhvillojnë në Turqi. Tashmë kanë nisur të zyrtarizohen edhe miqësoret, ndërkohë që një problem më vete ishte fakti që koha në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit ishte e paktë.
Por është gjetur edhe zgjidhja për këtë çështje, teksa sikurse ndodh zakonisht është vendosur të shtyhet nisja e kampionatit me një javë.
Kështu, përballjet e javës së 17-të nuk do të zhvillohen më 20 janar, por më 26-27 janar. Kjo do t’u japë mundësinë ekipeve të përgatiten për sfidat e para të vitit të ri, me kalendarin që do të jetë i ngjeshur, pasi më 31 janar luhen edhe takimet e para të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Kategoria Superiore – Java 17
Kamza – Laçi
Vllaznia – Kukësi
Luftëtari – Skënderbeu
Teuta – Lushnja
Flamurtari – Partizani