Loading...

Sot, reshje intensive dhe me shtrëngata në disa qarqe

Sot në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Veri dhe Jug intensive, deri lokalisht shumë intensive, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore, që sot do të shfaqen në lartesinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, ndërsa nesër priten të zbresin deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 8 °C / 11 °C
në vendet malore: 2 °C / 5 °C.

Era do të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore, ku do të arrijë shpejtësinë mbi 50km/orë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com