Shumë fëmijë shqiptarë po tregojnë talentin e tyre në diasporë. I tillë është Nuel Ramaj, i cili ka impresionuar publikun zviceran.
Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka lançuar një video klip me titullin “With You” (Me ty). Kënga është shumë e pëlqyer, duke marrë edhe kritika pozitive, ndërsa në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në disa konkurse dhe spektakle.
Nueli ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, ndërsa tani jeton në Romanshorn.
Prindërit e tij janë nga Kosova, derisa kanë ardhur në Zvicër nga Vitia në vitin 1989. Ata shprehën për albinfo.ch se, synimet e Nuelit janë të mëdha për të ardhmen dhe nga ai pritet shumë.